Dërgonte pacientët me kancer nga QSUT në klinikën e tij private, mjeku Edmond Gashi flet jashtë gjykatës: Unë bëj vetëm punën

27 Qershor 2024, 11:06Kronika TEMA
Dërgonte pacientët me kancer nga QSUT në klinikën e tij

Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë dosjen e skandalit të Onkologjikut, i cili akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”, është paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzën, mjeku Edmond Gashi deklaroi se bën vetëm punën.

“Unë bëj vetëm punën zotëri”, u përgjigj shkurtimish.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin Onkologjik në QSUT.

Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

Masat që janë caktuar për personat e përshirë në dosjen e Onokolgjikut:


-Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
-Alketa Ymeri mjeke – “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis – “Detyrim paraqitje” 
Akuza: Fshehje e te ardhurave  
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

1 Komente

  1. H
    Hajde rradhen kush e ka

    Gashi nuk "genjen", ai vetem punen ka bere duke i zhvatur pacienteve edhe qindarken e fundit nga xhepi dhe bashke me grupin e strukturuar kriminal ne QSUT benin pushime ekzotike ne Maldive. Te rikthehet denimi me vdekje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje