Humbi jetën sot pas plagosjes me thikë, kush është shqiptari 35-vjeçar që bëri dy vrasje dhe u arratis nga burgu në Greqi

26 Qershor 2024, 16:00Kronika TEMA
Humbi jetën sot pas plagosjes me thikë, kush është shqiptari

Një përleshje e ashpër është shënuar ditën e sotme mes shqiptarëve në burgun e Korydalos, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur me thikë një tjetër.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari që humbi jetën është Alfons Doçi 35-vjeç, i dënuar për dy vrasje.  Ndërsa i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur një 46-vjeçar i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar sherrin mes shqiptarëve, por mediat greke raportojnë se situata është ende e tensionuar dhe po priten që forcat speciale të ndërhyjnë për të qetësuar situatën mes të burgosurve.

Kush është Alfons Doçi

I ndjeri ka qenë i dënuar për dy vrasje. Në 2017 ai kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Po ashtu pak më vonë ai do të vriste sërish një tjetër grua gjatë një grabitje.

Pas ngjarjes shqiptari ra në prangat e policisë greke. Por ai do të bëhej përsëri kryefjalë e mediave, pasi arriti të arratisej së bashku me një shqiptar tjetër. Arratisja ndodhi teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.

Arratia e Alfons Doçit dhe Xhilian Halilit në 2018 do të zgjaste vetëm 48 orë. Pas operacionit intensiv, policia arrestoi dy shqiptarët në një apartament në “Nea Filadelfia”.

 

4 Komente

  1. E
    Eva

    Keq me e thene, por nje vrases me pak...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti punetor krahu

      Nje hale me pak

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pellazgu

        Pellazgo Ilir, nder i kombit. E kane paguar Greket qe ti bej keto krime sepse duan tu nxjerrin namin e keq shqiptareve.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jam grekqiri gabel

          Pellazgu. I ke pirë ilaçet për sot apo akoma?

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje