Hodhi molotov në protestën para bashkisë Tiranë, ndalohet 29-vjeçari

26 Qershor 2024, 11:55Kronika TEMA
Hodhi molotov në protestën para bashkisë Tiranë, ndalohet

Një 29 vjeçar është ndaluar nga policia pasi ka lidhje me aktet e dhunshme në protestën e fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës.


Juljan Alla, 29 vjeç banues në Tiranë në protestën e 21 qershorit dyshohet se ka hedhur lëndë plasëse, molotov drejt godinës së bashkisë.

Ai akuzohet për disa vepra penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e premte, më datë 21.06.2024, përpara bashkisë Tiranë, ndaluan shtetasin J. A., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", thuhet në njoftimin e policisë.

4 Komente

  1. T
    T

    Mereni dhe qijani grun ku ta ket maloket e mutit fshataret e tiranes dhe xhamia bashke.me.kriminelet burgaxhinjt jane.me.pd .

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hidajet Beqiri

      4 drejtorë të bashkisë Tiranë janë në burg për vjedhje miliona euro Se kush janë burgaxhinjte ktu ti e di me mire

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Y

      Po organizatoret pse nuk kapen

      Përgjigjjuni
      1. T
        TIRONA

        Hajde dru me pre! Keta jane tironsit e zagarit saleh karaxhic! Te denohet me maximum !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje