FOTO: Aksioni antidrogë në Tiranë, kush janë tre të rinjtë e arrestuar

26 Qershor 2024, 10:16Kronika TEMA

FOTO: Aksioni antidrogë në Tiranë, kush janë tre të

Antidroga zhvilloi një aksion në kryeqytet kundër trafikut të drogës, ku u sekuestruan 1 kilogramë e 130 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë këtij aksioni u arrestuan tre shtetas.

Gazeta TemA  ka siguruar foton e të arrestuarve në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.  Bëhet fjalë për Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç.

Në një deklaratë zyrtare policia e Tiranës, theksoi se lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

2 Komente

  1. a
    armand

    Publikimi i emrave dhe fotove te personave s'eshte absolutisht normale. Per tu ¢uditur eshte heshtja e te gjithe juristeve qe ne cdo rast dalin e kritikojne dhe ne kete rast heshtin.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hidajet Beqiri

      Kta jan kriminelë ordinerë lale kujt i plasi Ja psh drejtorët e lalit të bashkisë Tiranë që janë në burg asnjëherë nuk publikohen fotot të paktën Tema se disa po

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje