Raportimet për operacion gjatë natës, reagon SPAK: Nuk ka ndodhur, mos spekuloni se dëmtoni punën tonë

26 Qershor 2024, 10:48Kronika TEMA
Raportimet për operacion gjatë natës, reagon SPAK: Nuk ka

SPAK ka reaguar lidhur me publikimin e një lajmi në disa media ditën e djeshme se janë bërë disa arrestime dhe masa sigurie për inceneratorin e Tiranës.

Pas këtyre raportimit, të shumtë ishin edhe statuset në rrjetet sociale që flisnin për një aksion të SPAK-ut në shkallë të gjerë.

Mëngjesin e sotëm SPAK ka reaguar me një njoftim për shtyp ku bën thirrje të ndalen spekulimet dhe konfirmon se nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës.

"Më lejoni t’ju informoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat: SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut.

Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.

Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni", thuhet në reagimin e SPAK. 

1 Komente

  1. S
    SPAK jemi me ju

    SPAK jemi me ju. Na shpetoni nga këta kriminel disa të veshur me petkun e politikanitin disa me të doktorrit, dhe disa të tjer që janë terrorista që vrasin për të bër nder ose se dikushë ka folur një fjalë për ta.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje