Fahrije Budo është gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për divorc me Monika Kryemadhin.
Këtë të mërkurë, u hodh shorti elektronik, gjashtë ditë pas regjistrimit të kërkesë padisë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka si paditës shtetasin Ilir Meta dhe të paditur shtetasen Monika Kryemadhi.
Kujtojmë se Meta, njoftoi më 20 qershor 2024 se nisi procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë. Meta deklaroi se do të ndiqte rrugën ligjore për këtë çështje dhe se kishte njoftuar edhe djalin e tij Besarin.
Një ndër shkaqet që çoi drejt ndarjes Meta- Kryemadhi, sipas tij u bë edhe deklaratat që dha Kryemadhi kur u paraqit në SPAK, ndërsa lidhur me kërkesën për divorc Kryemadhi tha se nuk i dinte arsyet.
Ishte Monika Kryemadhi e cila në muajin prill të këtij viti e cilkësoi raportin me Metën si një raport të ngrirë për të shkak të konfliktit në parti.
Mendojn se do shpëtojn gjysmat e pasuris së vjedhur. Rac muti
KONFLIKTE POLITIKE MONA ME LIKEN?! HAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA. CDO EPOKE KA KARRNAVALET DHE DON KISHOTAT SAJ