Kalonte qytetarët në Rinas kundrejt ryshfetit, arrestohet polici i shpallur në kërkim

27 Qershor 2024, 16:33Kronika TEMA
Kalonte qytetarët në Rinas kundrejt ryshfetit, arrestohet polici i

Briken Tereziu, me detyrë polic kufitar në Aeroportin “Nënë Tereza” është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 4 qershorit.

Efektivi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet në bashkëpunim me punonjës të tjerë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare në Rinas kalonin qytetarë me probleme drejt BE-së, kundrejt ryshfetit.

39- dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Tereziu ishte pjesë e 9 policëve të Rinasit ndaj të cilëve Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në burg pas disa muajsh hetime.

Përveç punonjësve të policisë së Rinasit, në këtë grup ishte dhe Enea Sulejmani, pronari i Bus Albania. Ai kishte kontakte me ndihmës specialistin/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, Briken Tereziu. 

Përmes agjencisë së tij, përveç përfitimeve nga biletat që iu shiste qytetarëve Sulejmani hynte ndërmjetës për ata që kishin problematika me ndalimin e udhëtimit në zonën Shengen.

Sipas hetimeve që ka kryer prokurori Bledar Valiakj, pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej Tereziut, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

2 Komente

  1. f
    fukaraji

    Perse perdoren termat korrupsion pasive apo aktive, eshte bashkepunetor me krimin shkurt…

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Qelbin anembane arabet.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje