Mjeku Gashi iku me vrap pas seancës, Gjykata e Tiranës: Kaloi i paautorizuar, duhet të dilte i shoqëruar nga efektivë policie

27 Qershor 2024, 16:00Kronika TEMA
Mjeku Gashi iku me vrap pas seancës, Gjykata e Tiranës: Kaloi i

Gjykata e Tiranës ka reaguar pasi la në fuqi masat e sigurisë për shtatë të arrestuarit e skandalit të Spitalit të Onkologjikut.


Gjykata sqaron se Edmond Gashi ka dalë nga hyrja e autorizuar për gjyqtarët duke përfituar nga hapja e derës në mënyrë rastësore nga një punës i gjykatës.

Gjykata e Tiranës thekson se Gashi është larguar i pashoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit të cilët duhet të bënin dërgimin e tij në shtëpi.

"Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim Edmond Gashi, do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit.


Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit", bën me dije Gjykata e Tiranës.

3 Komente

  1. k
    kacidhja

    Denojeni prap ne arrest me burg per shkelje te ligjit.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pretorian

      Ky doktor? Ky Gashi doktor? O doktor, te shkerrdhefsha familjen, librin e shtepise, plehre, gjiriz. Çfare lyrashi. Po ky eshte vend shkerrdhate, kenete, vend plehrash, sepse ketij plehres doktor, keta plehrat e drejtesise, duhet t'ja shkerrdhenin te gjalle dhe te vdekur, per menyren si i ka trajtuar ata njerez te denuar nga Zoti me nje semundje te rende, dhe jo ta lene kete shkerrdhate, te vrapoj per tu fshehur nga krimi i bere. O shkerrdhata te drejtesise, te politikes, te shoqerise, o shoqeri gjirize, po pse o shkerrdhata nuk ngriheni tani, dhe ta permbysni kete sistem shalegjatesh, duargjatesh, kete sistem shkerrdhatesor qeverises, qe po ju shkerrdhen mbare e mbrapsht, kete sistem mafioz dhe kriminal, kete sistem harremor, me eunuke dhe kurva, me hajna, me te paafte, me te pandershem, me skandale ne çdo aspekt? Po ju mban me gojen hapur shalegjati i Rilindjes, atij qe ja vjedhin dhe i vjedh kumbullat dhe dardhat e tij po vete, me njerezit, qe vete i zgjedh? Shkerrdheheni dhe shalegjatin e Rilindjes, se te vetmin ndryshim qe ka nga rrumpalla otomane Sali, dhe Ilir floriri, eshte se nuk di apo nuk do te qelloj me arme. Po ama shalegjati i Rilindjes, qe me delirin e tij, tall trapin me shqiptaret, po i çon keta te fundit drejt braktisjes se vendit, drejt nje lloj vdekjeje shpirterore dhe morale ne vende te huaja. Shkerrdheheni shalegjatin e Surrelit, terhiqeni zvarre nga karrikja e trukuar dhe çliroheni kete vend nga shkerrdhatat oligarkike, politike dhe mafioze, por dhe nga bajga si ky shkerrdhata doktor.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktorri

        Po çështë ky arsyetim fëmijësh, mor aman.... . Oi, oi për sistem gjyqësor që kemi............ . Gjykatësi i jep urdhër policisë që në sallën e gjyqit për shoqërimin e të ndaluarit............... . Ky është një tjetër skandal....... . Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Ose më mirë dikush duhet dënuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje