Drejtoria e QSUT-së pezulloi nga detyra mjekët e akuzuar për shkeljet në Spitalin Onkologjik në QSUT, pas masave të Gjykatës së Tiranës.
Ata janë mjekët Alketa Pere Ymeri, Brikena Qirjazi, Edmond Gashi dhe koordinatori Emiljano Lela.
Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT.
Masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për personat nën hetim:
1. Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”
2. Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
3. Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.
4. Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.
5. Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
6. Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.
7.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Skema si vepronin mjekët në Spitalin e Onkologjikut në QSUT:
Një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private.
Madje edhe e vetmja aparaturë ajo e kobaltit e cila shërben për radioterapitë për pacientët me tumore mbahej e prishur me qëllim në mënyrë që ky shërbim të mos merrej këtu por në klinika private.
Madje klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë.
Sipas informacioneve, ishte një familjar i një prokurori i cili ka denoncuar dhe ka nisur ky hetim.
Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro.
Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre me mesazhe.
Te kalben ne burg nese jane te verteta.Keta jane kriminelet si te gjithe ata qe vjedhin popullin fukara.burg,burg dhe prape burge per te gjithe hajdutet.
ministrja patjeter duhet e jape doreheqje.
aa paska qene i afermi i prokurorit
Aman zot te qofshim fal????c’ka eshte ky haber i zi paska dal????thon dhe shqipet fluturimin kan ndal????thon se sot n’keti shqipri????paska atdhe haberi i zi????per do vrases me bisturi????qaj shqipri moj nene????per ket zi qe ra n’tirane????me t’mbyte doktarat naten per hane????vec per 1000 euro qe duhet me i dhane????a ka me poshtersi????thuaje nje fjale moj qeveri????eshte haber haber i zi????kjo eshte nje tragjedi????ah ju nena e ju motra????ngushellime jo con shkodra????korca vlora e elbasani????nga dibra e kuksi vjen zani???? per ju djem vajza e mbesa????tan shqipnia ka dhimbje qebesa????per doktorat qe vran me kmesa????e nuk paten kurr meshire????e benen me deshire????si doktora njerez te mire????cou enver hoxha e del prej vorrit????me ju pre kryet horit????me ja shtyp kryet morrit????qe po vrasin njerez per dite????me te bukura bisturit????se sherbejne pare me qite????dhe nje gje po baj cudi????a e dini o shoke n’shqipri????a k kishe e xhami????qe spo flasin ju a mbyll goja????fol i nje fjale ju thot tropoja????ju thot mirdita e berati????se t’semuret nga zoti ????ju shkurtua jeta e, mortja i mori????nga doktorat he i vrafte zoti????tash po i mbyll vargjey e mija????ngushllime nga tan shqipnija????per viktimat nga mjeksija????