Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ishte këtë të enjte në seancën e radhës të mbajtur në GJKKO. Pas përfundimit të seancës Dako tha se ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
“S’ka më fakte, kështu që kërkuam gjykim të shkurtuar”,-tha ai ndërsa largohej.
Kujtojmë se Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.
Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. GJKKO pasi shqyrtoi kërkesën e ndërtuesit të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Fiqiri Farruku, për zbutje të masës së sigurisë, vendosi ta çojë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.
Ne kuptimin tim,"gjykim i shkurtuar" duhet te kryhet vetem kur ka pranuar fajin.Perse duhet te behet gjykim i shkurtuar kur nuk ka fakte dhe thua qe jam i pafajshem?
Ne radhe te pare ke vjedhur gjithe anijen dhe po akuzohesh vetem per litaret. Se dyti, te pranosh "gjykimin e shkurtuar" presupozohet pranim i fajit dhe shkurtim i kohes se hetimit duke perfituar 1/3 e kohes se denimit.