Mjeku Edmond Gashi është proceduar në gjendje të lirë për thyerje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës për “Shpërdorim detyre”.
Procedimi i tij është bërë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:00, nga efektivë të komisariatit nr.6. Sipas burimeve, policia kishte marrë informacioneve në rrugë operative se ai kishte thyer arrestin shtëpiak pas seancës gjyqësore dhe ishte duke frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, në Kashar.
Fillimisht uniformat blu shkuan në ambientet e lokalit, por mjeku Gashi nuk u gjet aty, por në banesën e tij në rrugën “Gelopsi”, në kryeqytet. Por pas këqyrjes së kamera të sigurisë së lokalit është zbuluar me Gashi kishte qenë në ato ambiente, në një kohë që duhet të ndodhej në banesën e tij.
Mbrëmjen e së enjten, ai u shoqërua në ambientet e komisariatit nr 6, por prokurori i çështjes, Bledar Valikaj vendosi që Gashi të procedohet në gjendje të lirë për thyerje të masës së sigurisë dhe jo të arrestohej, ndryshe nga sa ndodh me raste të tjera të ngjashme.
Keto lloje prokuroresh duhet te shkojne vete ne biruce sepse perkrahin hajdutet dhe kriminelet ne vend qe ti denojne ato.
Ça eshte kjo keshtu, nuk kuptohet veprimi i policise, nuk e kontrollon te shtepia policia te pandehurin, aty ku i pandehuri deklaron se ku do te bëjë arrestin shtepiak?!
Shif mjekun pederast sa i shendosh eshte me parate e vdekjes vareni litar plehren