VIDEO: Momenti kur mjeku Gashi largohet nga Gjykata përmes derës së autorizuar vetëm për gjykatësit

28 Qershor 2024, 10:23Kronika TEMA
VIDEO: Momenti kur mjeku Gashi largohet nga Gjykata përmes derës

Mjeku Edmond Gashi, i cili është vënë në qendër të vëmendjes pas skandalit te Onkologjiku në Tiranë, ku prokuroria zbuloi një skemë mashtrimi ndaj pacientëve të sëmurë me kancer, u largua dje me vrap nga gjykata.

Për t’i shpëtuar kamerave dhe gazetarëve të shumtë që ndodheshin para Gjykatës së Tiranës, ai përdori një metodë, që ndoshta është edhe në shkelje të ligjit.

Voxnews.al ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë kur Edmond Gashi, pasi u njoh me masën “arrest në shtëpi”, u largua nga një derë që shërben vetëm për gjykatësit.


Ai shihet teksa sorollatet në korridorin e gjykatës, dhe del menjëherë nga dera pasi aty kalon një gjykatëse duke e hapur me kartë. Më pas ai largohet me vrap nga pjesa e pasme e godinës, i shoqëruar nga një person tjetër.

Në reagimin e gjykatës, theksohet se dera prej nga doli Gashi është e autorizuar vetëm për personelin, ndërsa mjeku duhej të shoqërohej nga policia pas njohjes me masën e sigurisë.



Lini një Përgjigje