Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ishte këtë të premte në SPAK. Ai tha para mediave se në prokurorinë e posaçme ai ka shkuar për të marrë një përgjigje se ç’po ndodh me kallëzimin e tij kundër Gazment Bardhit.
Olsi Rama ka bërë kallëzim në SPAK kundrejt Bardhit për shpifje për akuzat e deputetit se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë. Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me atë çështje.
"Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme.
E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës.
Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik.
I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja”, tha ai.
Lini një Përgjigje