Fshehu kamerat e sigurisë për të mbrojtur mjekun Edmond Gashi, në hetim pronari i lokalit ‘Ke Liqeni’

28 Qershor 2024, 12:55Kronika TEMA
Fshehu kamerat e sigurisë për të mbrojtur mjekun Edmond Gashi,

Egi Sorra, pronari i restorantit "ke Liqeni" te Liqeni i Kasharit, është vënë në hetim pasi fshiu pamjet nga kamerat e sigurisë, gjatë kohës kur ka qenë mjeku Edmond Gashi.

Policia e Tiranës mori informacion se mjeku Gashi kishte thyer masën "arrest në shtëpi" dhe kishte frekuentuar ambientet e lokalit 'Ke Liqeni' në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit.

Burimet bëjnë me dije se Gashi  s'është gjetur në lokal, por në banesë, megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokali.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Edmond Gashi, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar Edmond Gashi", njoftoi policia.

1 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Thoni masen qe moret, cna beni histori...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje