Policia e Shtetit reagon pas dyshimeve për sulm kibernetik: Sistemet vazhdojnë punën normalisht

28 Qershor 2024, 14:41Kronika TEMA
Policia e Shtetit reagon pas dyshimeve për sulm kibernetik: Sistemet

Pak më parë u raportua se Policia e Shtetit mund të ketë qenë shënjestër e një sulmi kibernetik, pasi u mësua se kishte dhënë urdhër për fikjen e të gjithë pajisjeve kibernetike.

Mbi ngjarjen ka reaguar Policia e Shtetit, e cila sqaron se një masë e tillë është marrë për të garantuar sigurinë.

Në reagimin e policisë për mediat, sqarohet se të gjithë sistemet vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.


Reagim i Policisë së Shtetit:


Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.


Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.

1 Komente

  1. M
    M.B .

    Sa te jete Palla ne ministri do kapen cerrat e vegjel dhe jo komandantet qe eshte dhe vete Ai

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje