
Shtetasi Vait Neziri është aksidentuar ditën e sotme gjatë punës në një minierë në Bulqizë.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi V.N me detyrë vagonist në minierë.
I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje