Kishte mbjellë kanabis në mes të pyllit në Dibër, arrestohet 36-vjeçari, procedohet kryeplaku

30 Qershor 2024, 10:10Kronika TEMA
Kishte mbjellë kanabis në mes të pyllit në Dibër,

Një persona ra në prangat e policisë së Dibrës, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” u arrestua 36 vjeçari M.H. i cili kishte mbjellë dhjetëra bimë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selishtë të Dibrës.

Bashkë me të u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit si dhe një specialist i pyjeve për shpërdorim të detyrës.

Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, teksa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Lini një Përgjigje