Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton shoferi

30 Qershor 2024, 15:10Kronika TEMA
Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton shoferi

Temperaturat e larta janë shkak për defekte në automjetet që qarkullojnë në këto ditë të nxehta.

Një makinë është djegur plotësisht këtë pasdite në Orikum.

Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ç’ka ka bërë që drejtuesi i mjetit të zbresë menjëherë, pasi ka vënë re tym në pjesën e motorit.

Edhe pse zjarrfikësja e nisur nga Vlora ka mbërritur në vendngjarje, duket qartë  që mjeti është shkrumbuar i tëri.

Lini një Përgjigje