Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës, 100 vite burg për 11 të pandehur, njëri shpallet i pafajshëm

1 Korrik 2024, 19:30Kronika TEMA
Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës, 100 vite burg për 11

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar 11 të pandehur për kultivimin e kanabisit në fshatrat e Krujës, ndërsa shpalli të pafajshëm një person tjetër.

Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi.

Dënimet e GJKKO:

Bujar Sefa u dënua me 15 vite burg

Lavdërim Alimani u dënua me 12 vite burg

Skënder Velja u dënua me 13 vite burg

Agron Asllanaj u dënua me 10 vite burg

Armand Dervishi u dënua me 10 vite burg

Asim Pulaci u dënua me 10 vite burg

Edison Xaka u dënua me 10 vite burg

Xhemal Zogu u dënua me 10 vite burg

Shkëlqim Ismaili u dënua me 10 vite burg

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Radio-ndërlidhja” ku u goditën dy grupe kriminale që kultivonin bimë narkotike në fshatrat e Krujës me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim.

"Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje, më pas lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj. Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë", njoftonte policia në atë kohë.

Lini një Përgjigje