Policia e Tiranës ka arrestuar efektivin e policisë, Sahit Sela (Ahmetaj), 55 vjeç, i cili ishte i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
Kjo sepse ditën e djeshme ky shtetas ka hapur zjarr ndaj kushërinjve të tij Adrian Sela, 45 vjeç dhe Fatos Sela, 33 vjeç ku motiv dyshohet të ketë qenë konflikti për çështje pronësie.
Pas debatit mes tyre, efektivi i Policisë Sahit Sela i cili ishte jashtë shërbimit ka qëlluar në drejtim të kushërinjve të tij, të cilët po ashtu edhe ata i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.
Sahit Sela pohon se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe pretendon se kushërinjtë e tij, Adrian dhe Fatos Sela kanë qëlluar të parët.
3 të plagosurit janë dërguar në spital pë të marrë ndihmë mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes të ndodhur në Mamurras, teksa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Lini një Përgjigje