Plagosi me armë marokenin se i ngacmoi partneren, arrestohet 31 vjeçari shqiptar në Itali

29 Shkurt 2024, 14:36Kronika TEMA
Plagosi me armë marokenin se i ngacmoi partneren, arrestohet 31

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për plagosje.

Mësohet se i riu dhe një bashkatdhetari i tij janë konfliktuar fizikisht me grushte dhe shkelma me një maroken për shkak se i ngacmoi vajzën që e shoqëronte në një klub. Më pas, 31 vjeçari e ka qëlluar me armë në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar por vetëm së fundmi është bërë i mundur arrestimi i tij. Pas sulmit, shqiptari ka mundur t’i fshihet policisë duke u larguar nga rajoni.

Hetimet e thella janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje.

Sipas mediave, shqiptari kishte qenë në arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje.

Lini një Përgjigje