Plagosja e 40-vjeçarit nga i dashuri i gruas, flet babai i autorit: Melisa ishte e martuar kur u lidh me djalin tim! Ja kur e zbulova

14 Janar 2025, 13:15Kronika TEMA
Plagosja e 40-vjeçarit nga i dashuri i gruas, flet babai i autorit:

Babai i 25-vjeçarit Klement Beqaj, i cili plagosi me armë zjarri Gledian Hoxhallarin, bashkëshortin e bashkëjetueses së tij, është shprehur se Melisa ka qenë e martuar kur u lidh me djalin e tij.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai u shpreh se vetëm kohët e fundit e ka marrë vesh që Melisa ishte e martuar. Babai i 25-vjeçarit deklaroi se fillimisht nuk ka qenë dakord me lidhjen e tyre.

Ai i kërkoi djalit të tij që të dorëzohet sa më shpejt, duke shtuar se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

“Mund të kishin 6 muaj 1 vit që ishin të lidhur. Kohët e fundit e kam marrë vesh që ajo ishte e martuar.

Jetonte bashkë me Melisën. Më vjen shumë keq për ngjarjen. Nuk e kam idenë se ku ndodhen.

Mesazhi për djalin tim është që të kthehet sa më shpejt. Në fillim nuk isha dakord për lidhjen e tyre, por pastaj fola me prindërit e saj. Ka qenë e martuar Melisa kur Klementi u lidh me të”, tha babai i autorit.

Ndërkohë gjendja e 40-vjeçarit vijon të mbetet e rëndë dhe ndodhet në intubim tek Trauma.

2 Komente

  1. L
    Loro

    Per fryme popullsie Albania Nr.1 per numrin e buceve dhe krimineleve.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Keta merrni ne emisione o kerma? Nuk keni tema apo njerez te tjere per te ftuar? Emisionet nuk jane per te marre ne studio baballaret e kriminelave! Sa normale e quani krimin more aman! Sidomos kur ka lidhje me kurverine! Kazan a shkuar Kazanit. Mjere Shqiptaret se ku jetojne.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje