Shërbimet shkuan në vendngjarje pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve.
Gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, shtetasi A. P., ka dëmtuar me thikë gomat e një automjeti tip furgon, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, shtetasit L. P. dhe Y. P., duke përdorur sende të forta dhe thikë ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë Y. P., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe thika e përdorur gjatë konfliktit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë tre vëllezërit:
– A. P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”;
– L. P., 49 vjeç, dhe Y. P., 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.
Lini një Përgjigje