Policia arreston krahun e djathtë të Eljon Hatos (miku i Ervis Martinajt)

9 Shkurt 2024, 11:03Kronika TEMA
Policia arreston krahun e djathtë të Eljon Hatos (miku i Ervis

Forcat speciale RENEA bazuar në informacionet e policisë lokale, arrestuan në Shkodër të shumëkërkuarin, Shkëlzen Xhenje.

Xhenje është shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen "Metamorfoza" dhe konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos.

Sipas policisë, 32-vjeçari rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale pasi në vitin 2021 ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy peronave në Shkodër. Po ashtu ai ka futur sende të palejuar në Burgun e Shënkollit në Lezhë.

“Shkodër/Aksione intensive gjurmuese, për të lokalizuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të kërkuarit për ngjarje kriminale të mëparshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Historiku”.

Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

32-vjeçari i ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal,

•i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”;

•qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021;

•futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.

Falë hartimit të detajuar të veprimeve operacionale, konspiracionit të plotë, koordinimit të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor i koduar “Historiku”.

Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh., 32 vjeç.

32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. 

4 Komente

  1. V
    Vukatansi

    Po kyefamiljari ku fshihej ky i shum kërkuari aështë arrestuar për strehim të kriminelëve?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Jam i te njejtit mendim, per mua duhet te arrestohen dhe personat qe e kane mbajtur te fshehur kete bandit!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Jam kurioz te di si eshte dita e punes e nje krimineli. Kur e ben punen paraprake te studimit te vendit te krimit, levizjet e viktimes qe ka objektiv. Ne cfare ore e ha mengjezin, dreken, ku fshihet kur pergjon levizjet e viktimes? Nqse ka ndonje kriminel qe komenton, do isha shume i interesuar si e kalon nje dite pune. Mbase eshte nje vend pune me perspektive, punon pak, nuk ke nevoje per kontribut pensioni, se me kete zanat nuk jeton me shume se 30-35 vjec.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Denk

        Puna e ketyre largove vella i dashur eshte e thjesht! Gjith diten vijn verdalle me makine edhe nderkohe kur shohin dicka qe knintereson apo qe po kerkojne,derg informatat e mobilizohen cunat nga jasht…shqip muhabeti duhet me vra kohen se skan ca me bo…ka dhe nga ato qe mbahen nga me te“fortet“edhe fahihen gjith kohes si shker…ata,e mbi te gjitha njeretit vazhdojne flasin e ato vazhdojne hapen mythesh…jane shuuuuuuum te paaaakt ato gango qe rrine hapur lirshem se nuk e reuajn fare e spara i bie njeri ne qaf….keshtuqe kjo do i madhi Zot ikin te gjithe per shële qe mos e hajn njerezit kot….

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje