Vrau të riun pas sherrit për radhën në market, dënohet me 6 vite e 8 muaj burg ish-efektivi Arbër Sula

8 Shkurt 2024, 16:00Kronika TEMA
Vrau të riun pas sherrit për radhën në market, dënohet

Ish-efektivi i policisë, Arbër Sula është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për vrasje nga Gjykata e Tiranës.

Sula qëlloi me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen 29-vjeçarit Jurgen Duka, e gjitha kjo pas një sherri në marketin e lagjes për çështjen e radhës, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.


Gjykata vendosi dënim me 10 vite burg për Dukën, i cili përfiton 1/3  uljes së dënimit, duke rezultuar në 6 vite e 8 muaj burg.

Në kamerat filmike të publikuara në atë kohë, Duka dhe Sula u panë teksa konfrontoheshin me fjalë pranë arkës së marketit, pasi 29-vjeçari hyri për të paguar pa radhë. Sherri degjeneroi në përdorimin e armës nga polici që ishte jashtë shërbimit.

"Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin A. S me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurise së zakonshme", thuhet në vendimin e gjykatës.

 

16 Komente

  1. A
    Andreas

    Vetem 6 vjet burg per vrasje!!!??? Te qifsha shtetin!

    Përgjigjjuni
    1. a
      abc

      Fiks! Sa turp! Drejtesia e rilindur kjo...

      Përgjigjjuni
    2. A
      Albi

      Del pas dy muajsh per sjellje te mire! Shtet kriminelesh !

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lungara

        Vrasje me dashje 10 vjet burg?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Keto ndodhin vetem ne Albanistan.

          Kapet ne flagrance nga deshmitaret dhe nga kamerat, por ja qe "pranon" krimin dhe i ulet denimi per vrasje me qellim dhe paramendim me 1/3, pas nje viti per sjellje te "mire" do t'a shikoni perseri te lire duke bere pazar ne supermaketin ku beri vrasjen.

          Përgjigjjuni
          1. a
            albi

            avash icik me perfundimet.. e para, po ta kishte pranuar krimin nuk ishte bere gjyqi fare, ishte shpallur direkt denimi. gjyqi i shkurtuar behet kur nuk e pranon krimin por pranon qe te behet gjyqi me provat qe jane deri ne ate moment, pa pritur te merren prova te tjera, dhe pa mundesi apeli. dhe ne rast fajesie perfiton 1/3 ulje te denimit. e dyta, nuk eshte me paramendim, se me paramendim eshte kur futesh ne supermarket me idene qe do e vrasesh robin. ne rastin konkret s'e kishte ne mendje. situata degjeneroi nga sherri dhe ai mban pergjegjesi per kete, por eshte shume ndryshe nga paramendimi. e treta, edhe "me qellim" nuk eshte aq kollaj per ta vertetuar, sidomos ne situata konflkti te castit. sherri degjeneroi ne konflikt fizik dhe ne konflikt mund te ndihesh i kercenuar dhe nxjerr armen per vetembrojtje. sigurisht qe eshte pergjegjesia e tij qe e nxorri, po mos arrini ne konkluzione kur nuk e dini gjithe dinamiken. si perfundim, per nje kanoce coca-cola, 2 te rinj shkuan njeri per lesh e tjetri per presh. eshte situata tipike ku nje rrot k... qe ben si i forte per nje idiotllik, ndeshet me nje rrote me te madhe k... edhe te fala nga shpia. kjo flet shume per popullin tone trim e liridashes.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Po o Albi si thua vallë,ka logjikë të vrasësh një qenie njerëzore, qoftë të jetë edhe gabim? A vritet njeriu pse paska hy pa rradhë te kasa? Këtë mund ta bëjë vetëm një egërsirë, njeri i pa "gdhendur"!

              Përgjigjjuni
          2. T
            Treni

            Ahahaha, Shqipëria, vend kllounësh. Mbathjani sa jeni akoma të rinj se do ngecni si ngeca unë. Kllouni që u fut pa rradhë e meritonte një grusht të mirë ndoshta, por vrasja me dashje mesa duket qenka bukë e djathë.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pirdhni se liroheni.

              Familjaret e Dukes pas daljes se Sules nga kampingu (burgu) te bejne vetegjyqesi, ne mungese te "Drejtesise se parinovuar".

              Përgjigjjuni
              1. E
                ENTSOE

                Te kthehet nga prokuroria, gjykim flagrant kunder jetes SE njeriut dhe vete shtetit ligjor!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kurvat e Rilindjes

                  6 vjet burg per vrasje ? Te shkerdhefsha vetingun e rilindjes

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tirona

                    ….. dhe Në presim te shuhet gjakmarja , ku vete shteti te detyron me amen e sistemit te drejtesise te detyron te zbatosh nje nga ligjet e kanunit te Leke Dukagjinit

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      ardian

                      denimi eshte i lehte, por po te shikosh videon, ai gangesteri e kruajti me gjethe fiku, e keroi dhe e gjeti.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Paraja ben pune.

                        Per mendimin tim ato vitet qe ia kane hequr vrasesit tja kalojne gjyqtarit e mbase zbutet pak zemerimi.Vetem ne kete forme do filloj drejtesia te bej punen me mire.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hajde republikë bananesh hajde

                          Po mirë mo, ky "viktima" ishte me shokë aty, i pret rradhën burrit të huaj dhe ky i bie me pistoletë. Në çdo vend të botës kjo do quhej vetëmbrojtje, vetëm në shqipëri ndodh që të hash burg se mbron veten. Dhe jo pak, por gati 7 vjet.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dritan

                            Vrasja me dashje, kur nuk zbatohet kanuni, duhet te denohet te pakten me 30 vjet burg

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje