Policia e Dubait ka ndaluar Julian Meçajn, një të shumëkërkuar të drejtësisë shqiptare.
Mecaj kërkohet nga SPAK, si i implikuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në rrethrrotullimin e Shkozetit më 1 nëntor 2019. Ai njihet si një nga anëtarët e bandës së Durrësit.
Julian Meçaj u shpall në kërkim nga SPAK rreth një vit më parë, pasi Prokuroria e Posaçme, pas zbardhjes së dëshmive kyçe të Nuredin Dumanit dhe 2 të penduarve të drejtësisë, zbuloi një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga Plarent Dervishaj, përfshirë në atentatin e prokurorit Arjan Ndoj 5 vite më parë.
Në pranga ranë 5 bashkëpunëtor, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku (40 vjeç) që i shpëtoi një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në Durrës, Marsel Deçka (38 vjeç), Endrit Sinani (29 vjeç), Julian Pjetri (45 vjeç) dhe Bashkim Haxhija (54 vjeç) dhe në kërkim u shpall koka që organizoi gjithçka, Plarent Dervishi që drejtonte bandën me miq e familjarë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Ramazan Rraja, i arrestuar tashmë nga policia.
Lini një Përgjigje