Shpresa Kreku që vdiq mbrëmjen e djeshme pas konsumimit të 3 kokrrave fotoksinë, është përcjellë sot për në banesën e saj fshatit Banaj në ish/komunën Poshnjë në bashkinë Dimal. Varrimi në fshatin Banaj ishte edhe amaneti i saj i fundit, që ajo i kishte kërkuar motrës pak minuta para se të vdiste.
Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes Kreku shprehen se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.
Sipas tyre, i vetmi problem i 41-vjeçares ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në fshatin Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë e rrinte pak ditë, raporton BW.
Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.
Selaniku nuk eshte fshat por nje super qytet i madh,i bukur i paster dhe me shume kulture...
Ngushëllime familjes.Kjo është tagri i kërkimit të një jete më të mirë në vend të huaj. P.S.Bukë e kripë por afër familjes (gruas)!