Në zbatim të planit operacional “Siguria”, Policia Durrës kanë organizuar dhe finalizuar dy operacione gjatë 12 orëve të fundit, duke çuar në arrestimin e dy shtetasve për vjedhje në qytet.
Si rezultat, A. D., 27 vjeç, banues në Durrës, autor i disa vjedhjeve në piceri në lagjen nr. 6, dyqan në lagjen nr. 5 dhe market në lagjen nr. 8.
Si dhe P. M., 27 vjeç, banues në Durrës, autor i vjedhjeve në pastiçeri në lagjen nr. 12 dhe market në lagjen nr. 18.
Policia njofton se, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.
Lini një Përgjigje