Policia njoftim zyrtar për ekstradimin e Mario Çelës nga Belgjika

13 Shkurt 2026, 08:40Kronika TEMA
Policia njoftim zyrtar për ekstradimin e Mario Çelës nga

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:

M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”

1 Komente

  1. F
    Fahri Balliu, botues dhe prozator.

    Nuk eshte Mario Çela, por eshte Mitro Çela. Verfiikojeni para se ta botoni lajmin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje