Prokuroria kërkoi ekspertë të huaj për vdekjen e 3-vjeçarit, reagon Mjekësia Ligjore: Fyerje e rëndë, ekspertiza është kryer si duhet

14 Janar 2024, 14:37Kronika TEMA
Prokuroria kërkoi ekspertë të huaj për vdekjen e

Instituti i Mjekësisë Ligjore reagoi një ditë pas lajmit sipas të cilit prokuroria kishte kërkuar ekspertë të huaj për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Në një reagim, ky Institut thekson se “në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes”.


Reagimi:

Duke marrë shkas nga publikimi në disa media, lidhur me aktin e ekspertimit të vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu, se sipas Prokurorisë së Tiranës: “Akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet”, Instituti i Mjekësisë Ligjore ju informon si më poshtë:


Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes.

Vlen të sqarojmë se, IML-ja në vite gjithmonë ka dhënë kontributin e saj në funksion të të gjitha kërkesave të

Çdo vit IML i përgjigjet Prokurorisë me rreth 16.000 akte ekspertimi mjeko-ligjore, toksikologjike-ligjore dhe psikiatriko-ligjore, në funksion të kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatave në të gjithë vendin.

Mjekët ligjorë janë të specializuar dhe të asistuar nga partnerët ndërkombëtarë.

Çdo aludim për paaftësi është jo vetëm një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucioni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve tanë, që me punën dhe mendimin e tyre shkencor gëzojnë respektin e kolegëve të tyre evropianë dhe më gjerë.

Mjekët ligjorë i përgjigjen kritereve të Kodit të Procedurës Penale për caktimin dhe kryerjen e detyrës dhe bëjnë betimin sipas ligjit procedurial për çdo akt ekspertimi.

Në çdo rast aludimi për konflikt interesi, ligji Procedurial Penal parashikon heqjen dorë nga ekspertimi dhe zëvendësimin e ekspertit.

Duke shpresuar që vendimmarrja konkrete të mos jetë mjet për të zhbërë përfundimin ligjor dhe shkencor të arritur në aktin e ekspertimit, ne do të vazhdojmë punën tonë në funksion të dhënies së drejtësisë.

Nga ana tjetër, kundërshtojmë çdo akt dhe vendimmarrje që mund të çojë në presionin e mjekëve ligjorë për të

7 Komente

  1. Z
    Zaza

    Pyeteni tan shehun se eshte magia qe mbulon dhe shume trafik me lende anestetike dhe kete mjekun xhaxho e mbulo mire se ka halle pwr tanin. Shkaku i vdekjes ishte lloji medikamentit propogon qe perdoret per 1 ore jo 10 ore E qarte fare Mjeksia ligjore akoma njeh tan shehin dhe salen

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Me cfarë konkluzioni kanë dal ekspertët tanevmjeko-ligjor si dhe për të qenë të sigurtë prokurorët kanë kërkuar një riekspertim tjetër por me ekspertë të huaj për të qenë të bindur në pafajsinë dhe fajësinë e klinikës Dentare. Nuk ka pse i ngelet hatri ekspertëve tanë

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franci

        Nuk ka fyerje ne kete mes ....nese je i sinqerte dhe i paster per punen tende nuk ke as me te voglin drojtje , le te vije kushdo dhe kur te doje ...nese ke dhe vete ti dyshime per cilesine e punes tende dhe ke mbuluar gabimin se ke mundesi ta mbulosh dhe i druhesh nje kontrolli me te imet nga dikush tjeter , atehere reagon me te njejten metodike ...nga njehere reagimi spontan le per te deshiruar ....

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergji

          Franci ka të drejtë... Po janë në të drejtën e tyre,nuk ka përse të fyhen. Mjekësia jonë ligjore ka bërë jo gabime,as gafa, por ngahera ka bërë dhizma. Sidoqoftë,mendoj se kësaj here prokurorisë do t'i dalë keq: Së pari sepse asnjë ekspert mjek ligjor në botë nuk t'a thotë dot me 100% ,siç e duan ata,se propofoli mbidozohet( asnjë manual mjekësie nuk e ka këtë koncept)! E dyta ,po përderisa prokuroria ka të drejtë të marrë ekspertë të huaj,pse nuk e ka këtë të drejtë i akuzuari!???? Deri tani në vendin tonë Gjykata njeh si ekspertë vetëm IML Tiranë,dhe sa për dijeni ka filluar t'a luajë bukur vallen edhe prokuroria,kërkon ajo riekspertim nga IML( që vjen si do prokurori), në mënyrë që i pandehuri të mos ketë kujt t'i drejtohet.. Kosova ka një sistem shumë më të drejtë për këto raste. Për mua veprimet prej skuthi të Xhaxhos,kamerat e prishura,lojrat e ekspertëve flasin qartë që mjeku nuk ja ka varur fare fëmijës,po e nisi në shtëpi ende në konfuzion,ju fsheh pastaj të afërmve etj. Pra në nxitimin për të shitur dëngla Prof.Xhaxho neglizhoi. A është ai shkaktar i vdekjes ,këtë nuk di t'a them po që është neglizhuar kjo nuk ka diskutim...

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tr

            Mjekët ligjorë të mos fyen fare. Mjek ligjor nuk ishte dhe ai preshi që doli për ngjarjen e 21 Janarit dhe këputi broçkulla me bisht?

            Përgjigjjuni
            1. T
              TRAPA JANE.

              E kane gabim mjeket.Prokuroret jane edhe mjeke te specializuar ligjore.Kane studiare ne universitetin e plepave "kreshnik Spahiu"

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqipo i nxehur

                Arroganca dhe mendjemadhesia tipike shqiptare qe ne i dime te gjitha. Nuk u bene ata te huajt te na mesojne ne. Shkurt duhet te thellohet ekspertiza sepse vdiq nje femije i vogel nga perdorimi i anestezise. Ekziston shume dhe mundesia qe ky mjek te kete gabuar duke injektuar anestezine. Mos harrojme qe eshte privat dhe privati qellim te pare ka fitimin dhe business. Prandaj nqs ka gabuar duhet te denohet nga drejtesia.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje