Vdekja e 20 vjeçarit në Lushnje, flasin familjarët: U tremb dhe pësoi infarkt

14 Janar 2024, 13:16Kronika TEMA
Vdekja e 20 vjeçarit në Lushnje, flasin familjarët: U tremb dhe

Një 20 vjeçar ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në Lushnje pas lëkundjeve të tërmetit që u regjistruan në vend.

Sipas familjarëve, i riu u zgjua nga gjumi kur ka rënë tërmeti dhe ka pësuar infarkt.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çinarë. Daja i tij, Sokol Sina thotë për mediat se i riu vuante nga epilepsia.

“Ngjarja ka ndodhur pas tërmetit, motra ka thirri djali dhe i ka thënë se po bie tërmet. Në atë kohë, djali ngrihet dhe rrëzohet përtokë.

E kapin, e tundim, infarkti ka bërë punën. Kanë njoftuar ambulancën, ka ardhur policia dhe e kanë marrë. Në momentin që është ngritur ka rënë në tokë.

Motra ime ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Djali ishte i vogli. Vuante nga epilepsia.”, ka thënë daja i tij.

 

Lini një Përgjigje