“Marrëdhënie seksuale për 100 euro”, shqiptarja "Lorela" gjente vajza të mitura dhe ua prezantonte klientëve grekë!

13 Janar 2024, 17:17Kronika TEMA
“Marrëdhënie seksuale për 100 euro”, shqiptarja

Detaje të reja nga arrestimi i grupit të trafikantëve me vajzat e mitura që u zbulua në Greqi, ku mes tyre është përfshirë edhe një grua shqiptare.

Mbi gruan me origjinë shqiptare dhe dy shtetasit grekë rëndon akuza e përdhunimit dhe të trafikimit të qënieve njerëzore.

Sipas drejtorisë anti trafik të policisë greke, në pranga ka rënë, Lorela Kapaj e datëlindjes 1993, Stefanos Nestoras 1990, Dhorgjiaqis Petros 1969, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Policia thotë se Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimish kryen disa herë marëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup e në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike ku edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marëdhenie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejtë shumave të parave.

Burime për Protothema bëjnë me dije se disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës. 

Sipas një banori të zonës, që prej verës në banesën e Lorelës vinin vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.

Lorela është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “kliente” të mitura të shfrytëzuar më pas për prostitucion.

“Vajza ka një djalë. E kam parë ta sjellë këtu. E sjell dhe ia çon edhe mamit... Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di sa vjeç ishin. Gjithsesi ishin të vegla. Patjetër nën 18 vjeç. Kisha parë dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit,"- thotë banorja e Colonos ndërsa tregon se në banesën e katit të dytë bashkë me Lorelën jetonte partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për një drogë.

“Edhe partneri i saj ka jetuar këtu. Por ai u arrestua për drogë 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në televizor dhe u habita”, thekson ajo.

Pas hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve të internetit, ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marëdhenie seksuale me to.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit grekë nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejtë përfitimit ekonomik.

9 Komente

  1. G
    Guzi

    Bushter e lindur. Kalbeni ne burg felliqesiren

    Përgjigjjuni
    1. k
      karderi

      Edhe per vete e ka cqyer hajdarin Lorela , se shikoj qe i ka fryre buzet gati per gojore

      Përgjigjjuni
      1. a
        a.a

        po pse e keni mbuluar foton???? me ato buze e make up njesoj si gjithe vajzat e botoksit do dukej....

        Përgjigjjuni
        1. L
          Li

          Paret ja eençin fytin bundres

          Përgjigjjuni
          1. l
            lorela prostituta-monster

            Digjeni ket monster-kurve qe te marrin shembull prostitutat tjera si kjo.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Major

              Pa tjeter duket qe eshe qeflesh per hjdar Lorela me kto buze,buze efikas per gojore.....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje