Çdo gjë e shkrumbuar, dalin fotot e makinës që u përdor për atentatin ndaj Kalemit në Tiranë

13 Janar 2024, 12:50Kronika TEMA

Çdo gjë e shkrumbuar, dalin fotot e makinës që u

Zamir Kalemi, vëllai i Andrea Kalimit dhe kushërinj të Aleksandër Sadikajt, i ka shpëtuar mbrëmjen e së premtes një atentati te mbikalimi i Selitës.

Ndërkohë pak minuta pas atentatit u raportua për një makinë që po digjet në Bërzhitë dhe dyshohet se u përket autorëve të plagosjes. Siç duket nga fotot çdo gjë është shkrumbuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automiku. Po ashtu bëhet e ditur se prej disa orësh ditën e djeshme Kalemi është mbajtur nën vëzhgim nga autorët.

Kujtojmë se 35-vjeçari është vëllai i Andrea Kalemit i cili në Gusht të 2023 i shpëtoi një atenati në Greqi.

Gjithashtu ai është kushëriri i Aleksandër Sadikajt që mbeti i vrarë gjatë një atentati me eksploziv në Unazën e Madhe.

Pista kryesore që po hetohet është hakmarrja.

Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemi mund të kenë gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, në shenjë hakmarrje për të afërmin e tyre.

Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.

Në muajin gusht ai u qëllua me breshëri plumbash në ishullin e Paksos në Greqi, ku kishte shkuar me pushime për familjen, por mundi t’i shpëtonte mrekullisht vdekjes pasi u plagos rëndë.

Më pas sërish në muajin dhjetor ai u tentua të eliminohej në burgun që ndodhej në Greqi, ku u qëllua në arterien kryesore me mjet prerës nga një i burgosur egjiptian.

Lini një Përgjigje