Protesta e dhunshme e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

23 Mars 2026, 10:10Kronika TEMA
Protesta e dhunshme e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme të organizuar nga Partia Demokratike. Në reagim sqarohet se janë intervistuar personat e ndaluar gjithashtu dhe të lënduarit në spital. Avokati i Popullit njofton se do të publikojë një raport përfundimtar për përfundimit të hetimeve pas administrimit të ankesave të qytetarëve lidhur me pretendimet për dhunë nga efektivë të Policisë së Shtetit.

Reagimi i Avokatit të Popullit

Raportime për dhunë policore dhe mungesë protokollesh në përdorimin e gazit lotësjellës Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet.

Grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Nga të dhënat paraprake, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Raporti e detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.

Avokati i Popullit gjen rastin të theksojë se ndërsa inkurajon vetëm tubimet paqësore, i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.

Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji.

8 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Pra Avokati i Popullit thote qe protestuesit te shkaterrojne pronen,te godasin forcat e plicise dhe policia te mos veproje ose te veproje pasi ti mare leje protestueseve apo kryengritesve .Hajde Avokat hajde. Po deputet e PD qe kercenojne forcat e rendit avokati nuk i shikon,apo lendohet PD po ti permende me emra. Kjo qasje e Avokati te Popullit nuk i duhet shoqerise.Le te mare leket dhe te mos derdellise se me shume irriton njerzit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tik Lapaj

      Mos e merr seriozisht se nuk rruan njeri per Shabanin

      Përgjigjjuni
    2. A
      ADRIATIK:

      E erruan,se rruan njeri per Shabanin,ai te keqen ta ben.Polcia e Shetit duhet te ragoje ashper ndaj qendriimit indiferent te Avokatit te Popullit per dhunen e ushtruar nga kryengritesit ndaj policise.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        As per ty nuk e rruan njeri o llap llape se njesi je si shabani .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Ky, edhe në detyrën e re vazhdon të bëjë opozitarin si në kohën kur ishte kryetar i partisë së vet. Nga avokat i popullit po mbetet avokat i partisë së tij dhe kolegëve opozitarë. Dhe ec e shpreso nga tipa të tillë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paco

            Avokati eshte koqe gamori me intervisten qe jep tregon se ki eshte nje avokat gamori dhe Jo i popullit avokate gamori protestusit qe djegin ose vrasin te pafajshem jane terrorista te mbrojtur nga avokate gamor ups no koment

            Përgjigjjuni
            1. K
              K O R C A

              Popull , familjare dhe bij nenash jane edhe efektivat e policise , ndaj avokati i popullit duhet te shohe me te dy syte , jo vetem te ndihet i keqardhur per "Policine private te armatosur me bomba MOLOTOV " , kurse policia e shtetit eshte e detyruar te mbrohet vetem me curgat e ujit te zjarrfikseve !

              Përgjigjjuni
              1. k
                koleg nga CIT

                zoti Ombucman, edhe policet popull jane kur mbi ta ushtrohet dhune

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje