Rrëmbehet dhe dhunohet 22-vjeçari, shkak dyshohet mashtrimi për shitjen e një makine

14 Qershor 2023, 17:51Kronika TEMA

Rrëmbehet dhe dhunohet 22-vjeçari, shkak dyshohet mashtrimi për

Një 22-vjeçar në Kavajë është rrëmbyer dhe dhunuar nga 3 persona për shkak të një konflikti për shitjen e një makine.

Policia, pas verifikimeve, arrestoi 3 autorët e dyshuar të rrëmbimit; dy vëllezërit K.D. 32 vjeç dhe E.D. 34 vjeç banues në Tiranë, si dhe shokun e tyre R.Sh. 25 vjeç banues në Durrës.

Këta të tre, sipas policisë, morën me forcë të riun Xh.D. për disa minuta në makinë dhe e dhunuan. Sipas tyre, 22-vjeçari kishte mashtruar 25-vjeçarin R.Sh. për t’i shitur një makinë në vlerën e 4000 Eurove të cilën e kishte marrë me qira nga dy vëllezërit.

Policia arrestoi edhe vetë 22-vjeçarin që u mor peng, si autor të dyshuar të këtij rasti mashtrimi.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

2 Komente

  1. f
    fukaraji20

    Perse jepni kete lajm, sh mire ja kane bere , ta rrahin dhe thyejn edhe kockat per mashtrimin qe beri, ju lumte dore atyre.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ledia Lushnje

      Lajmin e japin qe te shkruash edhe ti komentin tend. E kuptove shoku fukarait.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje