SPAK kërkon dënimin me 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv pasi përmes përfitimit të favoreve seksuale premtoi dhënien e projektit të mbrojtjes së qenve
Ndërkohë 1.6 vite burg ka kërkuar për Alma Kaçin, vajzën e cila dha favoret seksuale për të përfituar projektin.
Referuar hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura është personi që i ka ofruar përfitime të parregullta të pandehurit Gjici.
Dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.
Alma Kaçi dhe Safet Gjici do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”, nga ku është pranuar edhe kërkesa e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.
Safet Gjici duket se do të dënohet moralisht sepse korrupsionin , siç dëshmohet nga provat e SPAK se nuk e ka kryer.
Nenit 248 i kushtetutës së Shqipërisë ku është bazuar edhe SPPAK duke e akuzuar për “Shpërdorim detyre për përfitime seksuale”, në këtë rast marrëdhënie seksuale është kryer por përfitimi të ndërsjellë në fitimin e tenderit nuk kemi pasi nuk u realizua.
Edhe juristi i njohur Kreshni Spahiu ka pohuar në një studio televizive se deri në këto momente nuk ka fakte dhe prova për kryerjen e një krimi.
Prokuroria e ka nisur hetimin për të zbuluar përfundimisht nëse marrëdhënia seksuale është kryer në shpërdorim të detyrës apo me dëshirën e vajzës që është në filmim.
“Me dëshirën e vajzës në zyrën e kryetarit të bashkisë nuk është shpërdorim detyre. Vepra penale e parashikuar nga Kodi Penal thekson, neni 105, parashikon marrëdhënien seksuale të kryer duke shpërdoruar detyrën me vartësit, pra duke kërkuar favore në këmbim të marrëdhënies seksuale. Nuk ka deri në këto momente një denoncim që kjo marrëdhënie seksuale të jetë kryer në këmbim të një favori”, u shpreh Spahiu.
Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka përgjegjësi politike, administrative, morale, etike dhe për ato ai e ka pranuar vetë fajin ku u shpreh se: Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë.
Kryerja e marrëdhënieve seksuale në zyrë në dëshirë të të dyja palëve, në një marrëdhënie të vazhdueshme penale, nuk quhet vepër penale dhe këtë e thotë ligji.
Kujtojmë se videoja e aferës seksuale në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, ka qarkulluar gjerësisht në media sociale mëngjesin e 16 qershorit të viti 2023 fillimisht, ku është shpërndarë edhe në platformën “WhatsApp”.
Ajo është filmuar më datë 6 qershor dhe nuk dihet ende se e kujt është autorësia e videos, ose rrethanat në të cilën është filmuar.
Raste të tjera të ngjashme ka pasur edhe në të shkuarën, ku në një skandal të tillë ka rënë edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.
Apo, më parë, skandalet seksuale kanë shkuar edhe në nivel ministror, me Ylli Pangon, i cili u shkarkua nga detyra pikërisht lidhur me ngjarje të tilla të ngjashme./VoxNews
Pango e ftoi ne shtepi pas insistimit te vajzes ndersa Gjici kreu aktın ne zyre SHTETERORE. Per mendimin tim, Gjici nuk ka bere korrupsion ne kete rast, mjaftonte nje shkarkim dhe denimi per te mos marre detyra shteterore... Denimi me 5 vite burg eshte jashte logjike...Fakti qe vete vajza eshte denuar do thote se eshte provokuar...nese do ishte realizuar afera atehere e meritonte burgun por ne kete menyre este thjesht denim i ekzagjeruar...
E thene shqip,kemi prokuror dhe gjykate te paafte.Profesionalizmi i tyre eshte per t'u deshiruar. Gazetaret dhe politikanet,edhe pse nuk jane te fushes se jurisprudences,jane me larte se ata te drejtesis. Gjykatesit,aktualisht ata qe po gjykojn Gjicin, me posht se gazetaret,aq sa po u bejne korigjime per punen ne gjykom.Do jene gjykatesit e Saliut qe i pergatiti Saliu te Plepat e Durresit.
Nese Safeti denohet 4.5 vite burg per nje gojore,po berishes per miliarda leke dhe 30 mije veta te vrare sa mund te denohet???????}
Sipas llogaritje qe Saliu ka vrar 30 mij vete i bje te denohet te pakten 138 vjete burg,duke e mbyllur ne ishullin shen helena atje ku u mbyll Napoleoni.
Per sa kohe e ka premtuar favorin ligji e kap dhe nese nuk e ka ekzekutuar ate, aq me teper qe mori pagesen ne natyre. Ajo qe eshte absurde dhe askush nuk e thote eshte denimi i vajzes e cila futi ne kurth Safetin. Eshte shume e qarte qe ajo nuk ka pasur qellim tenderin por ekspozimin e Safetit dhe kjo nuk perben veper penale. Cfare perben veper penale por nuk eshte hetuar sepse prokuroria eshte vegel e pushtetit jane parate qe Top Channel ka marre per te mos transmetuar videon e bere per llogari te Fiks Fare.
Ky eshte nje denim i turpshem nga gjykata qe dhe per vrasje kaq te denon,do te mjaftonte nje shkarkim ceremonial sepse nuk ka krim,gojoren ajo e beri vete nuk e mori me dhune.O gjyqetare jeni bere qyqetar me keto vendime.