Video/ Arrestohen për vjedhje shqiptarët në Greqi, momenti kur grabisin zyrën postare nën kërcënimin e armës

12 Janar 2024, 13:20Kronika TEMA

Video/ Arrestohen për vjedhje shqiptarët në Greqi, momenti kur

Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga, nën akuzën e grabitjes me dhunë.

Sipas Departamentit të Krimeve kundër personit të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motorçikletë.

Policia mundi të bjerë në gjurmët e  dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative.  Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon.

Dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

2 Komente

  1. "
    "krenari"

    Jepni dhe emrat ketyre "heronjve", nga cili qytet ose fshat vijne.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexues

      Cdo titulli i vendosni fjalen "Video" perpara qe t'a beni sa me atraktiv per t'a klikuar si lajm, e ne fakt video s'ka fare ne brendi?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje