Artan Hoxha: Bosët e Vlorës janë larguar nga vendi pas ekzekutimit me snajper

12 Janar 2024, 09:09Kronika TEMA
Artan Hoxha: Bosët e Vlorës janë larguar nga vendi pas

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar ngjarjen e rëndë të Vlorë, të pak ditëve më parë, kur 23-vjeçari, Gëzim Sinomati u vra me snajper në ballkonin e banesës së vet, u shpreh se pas kësaj ngjarjeje të gjithë eksponentët e krimit janë larguar nga qyteti. Sipas Hoxhës, kjo ngjarje ka prishur balancat në atë qytet, ka rënduar situatën dhe pasojat do t’i ndjejmë më vonë.

“Ngjarja e Vlorës nga mënyra e realizimit me snajper është si rezultat i parave që vijnë po nga Ekuadori, nga narkotrafiku. Me ato paratë blihen mjetet, blihen vrasësit. Edhe pas pesë ditësh nuk ka asnjë të arrestuar, të lidhur direkt me ngjarjen. Pjesa dërrmuese e personazheve të krimit në Vlorë nuk kanë qenë aty.

Sot ndodhemi para faktit, që pas kësaj ngjarjeje edhe ata bosë të krimit që kanë qenë në Vlorë janë larguar nga Shqipëria deri në qetësimin e situatës, jo se kanë frikë nga RENEA dhe policia, por se nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh aty dhe situata ka dalë jashtë kontrollit. Deri në momentin që ata ta kuptojnë se kush është operatori që doli në treg dhe po vret me snajper, ajo lloj vrasje i ka futur në pasiguri të gjithë. Ka prishur balancat në atë qytet, ka rënduar situatën dhe pasojat do t’i ndjejmë më vonë.

Kjo ngjarje ka lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur më parë, me zhdukje dhe vrasje personash, që janë tretur kufomat e tyre dhe sot janë pa autorë.

SPAK ka mundësinë, duke nisur nga kjo ngjarje të kërkojë hetimin e personave që janë rrëmbyer të cilët kanë ardhur nga Belgjika dhe janë rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur”- u shpreh Hoxha.

4 Komente

  1. k
    kputqafen

    ja do ikesh dhe ti si derr

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Ky genjen sa ka koken. Buzederri nuk ka qene kurre anetar i bandes se Gaxhait por i Dimos shokut te Vaedin Lames.

      Përgjigjjuni
      1. K
        KY FLET KOT

        NQS kjo ka lidhe me ngjarjet qe kan ndodh me pare(vrasje e zdukje) atehere s ka kuptim te thuash boset kan ikur sa te marri vesh kush eshte ky lojtari i ri. Lojtaret jan te njejte, ngjarjet-hasmeria e njejte,

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurvat e Rilindjes

          Tan karri, ke frike ta thuash qe shteti eshte i pleksur me bandat ne vlore , cdo vrasje apo ekzekutim ne mes te dites ,apo rrembim ,ka vetem nje emer qeveri krim ,edhe i trashe po te jesh do kuptosh qe gjithe ato vrasje apo rembime qe jane bere ne vlore s jane zbardhe ,edhe pse do thuash ti , s ben dot vrasje ne vlore pa mare bekimin e te zotit te shtepise ,dhe te pakten ne vlore .vlonjatet e dine kush

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje