Vrau kunatin në Greqi se i përdhunoi vajzën, babai i autorit: Maskarai i merrte para dhe e kërcënonte, kemi frikë nga hakmarrja

11 Janar 2024, 15:44Kronika TEMA
Vrau kunatin në Greqi se i përdhunoi vajzën, babai i autorit:

Babai i 50 vjeçarit i cili vrau kunatin pasi zbuloi se abuzonte seksualisht me të bijën që e kishte nga martesa e parë, shprehet i shqetësuar pasi ka frikë se mos hakmerren dhe i bëjnë keq djalit të tij. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në Volos në Greqisë më 9 janar 2024. Prindërit e 50 vjeçarit jetojnë në Shqipëri dhe janë të shokuar. 

Babai i 50 vjeçarit tregon në një intervistë për Report TV si i biri kishte mësuar për abuzimin seksual dhe kërcënimet që vëllai i nuses bënte ndaj vajzës së mitur. 

Si e morët vesh lajmin?

E dëgjuam nga të tjerët dhe nuk e besova, mendova se ka bërë aksident. Kur pyetem mirë e morëm vesh që e ka bërë djali atë (vrasjen). 

E keni parë ndonjëhere kunatin?

Po e kemi takuar, e njihnim, por nuk e njihmin për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë! I mori paratë çupës (mbesës), që djali ia jepte për qiranë e shtëpisë, se vajza bënte shkollën në Janinë. Djali i çonte para, ai (autori) i kërkonte para çupës, e kërcënonte!

Djali im vajti atje dhe i tha çupës ku i ke parë? Çupa filloi të qante dhe i tregoi se paratë ia kanë marrë ai dhe i tregoi gjithë gjërat që kishin ndodhur.... (përdhunimi). Djali ka 10 vite i martuar me gruan e dytë. Në Shqipëri vinte rrallë se kishte 5 fëmijë për të rritur. Tre vajza nga martesa e parë, djalin nga martesa e dytë dhe një vajzë që e solli me vete gruaja e dytë. 

Keni frikë nga hakmarrja? 

Po kemi frikë se mund të ndodhë edhe më keq! 

Ngjarja e rëndë u bë publike në mediat greke. Siç raportonte ‘Protothema’, autori e kishte vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas ishte dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin. 50 vjeçari kishte 3 vajza me martesën e parë ndërsa me gruan e dytë kishte një djalë.

Vajza ka dëshmuar se ngacmimet seksuale kishin nisur në moshën 9 vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç! Kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë.

8 Komente

  1. A
    Aron

    Nuk e di, perse duhet te bejne hakmarrje familja e pedofilit dhe kercenuesit qe terrorizonte nje femije pales tjeter? Babai vrau kriminelin, nuk vrau ndonje njeri kot fare. Ata vete duhet te ndihen te turperuar per kete qe bente djali i tyre. Madje, t'u behet e qarte nga drejtesia qe do te jene nen vezhgim dhe po u be dicka do futen ne burg si familje. Vetem keshtu zene mend njerzit.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      E po terrorist islamik, kët punë dinë të bënë vrasje, pordhunimë dhe kercenimë..

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doni

        U paska Dale nje janulle bythcpuar te komentoje.... Janulla laje bythen

        Përgjigjjuni
      2. A
        Alex

        po si mund te maresh hak kur daja perdhunonte mbesen ? E o Enver Hoxha vec ti e futje kete popull kurve ne vije ,tani ska zot

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toci torromoci

          Hallall plako, pushka top.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E qeroi plehren...

            Xhaxha. Mendoj se ke edukuar nje djale te forte. Bravo, i lumte dora qe e qeroi plehren nga faqja e dheut... Hakmarrja mund ta vrase, po burri i merr parasysh te gjitha....Tani, te kthehem prape te ty. Kur lexoj ato qe thua, ti po ve ne plan te pare parate: - I merrte parate çupes , thua. Ne fakt me e rende eshte qe ai plehra e abuzonte seksualisht qe kur ishte femije....Kjo eshte ajo qe i mori jeten...pa parate vene e vijne...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Korcari vip

              Nqs hakmerren do ngrihet populli dhe ti djege si minjte, tere racen e poshter te perdhunuesve

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nafija

                U shofte rraca e ketyre njerve te pyllit. I djegte zjarri xhenehmit te gjithe kush vepron kundra ligjeve te Zotit. Amin.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje