U akuzua për abuzim me të miturën, nëna e 33-vjeçarit: 14-vjeçaren e ka nuse!

11 Janar 2024, 17:12Kronika TEMA
U akuzua për abuzim me të miturën, nëna e

Prindërit e djalit kanë dhënë një intervistë për TCH, ku shprehen djali ka qenë i martuar me këtë vajzë dhe nuk ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Sipas nënës së djalit, ata janë martuar para 10 muajsh, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të vajzës. Sipas saj, prindërit e nuses e kanë kërcënuar duke i thënë se do e vrasin djalin e saj.

“Kur kam qenë në Greqi, kam një gocë që është e sëmurë në Greqi, kam lënë djalin këtu. Kur ishim në Greqi, morëm vesh që djali kishte rrëmbyer një vajzë. Ajo i thoshte djalit hajde më merr. Nuk i tregon çunit të vërtetën se sa vjet është. Kur vijmë këtu, shkojmë tek prindërit e saj dhe na thonë që djalin do ta vrasim. Unë i thashë një dritë të syve kam, nuk e vrisni dot”, u shpreh nëna e djalit.

E pyetur se ku është njohur djali i saj me vajzën, nëna tha se kur shkonte tek fshati që kishte gocën tjetër të martuar, e kishte parë.

“Ai kalonte dhe ajo i kishte sytë tek çuni dhe u njohën në rrjetet sociale. Kur u kthyem nga Greqia dhe shkuam tek shtëpia e tyre, pamë që ishin të gjithë xhaxhallarët edhe këta. I thashë biri i nënës mos bëjnë ndonjë sherr?

Mami duro më tha çuni. Kur vajtëm aty thanë e di çfarë do i bënim? Ne çunin tuaj do e vrisnin, do e thernim.

Goca tha unë dua, djali po ashtu dhe ikëm. Pas dy tre ditësh i thanë gocës hajde tek shtëpia, djalit tim i thanë ti mos hajde. Gocës i thoshin shpesh mos rri aty, hajde rri këtu. Para 10 muajsh ne i bëmë dasmën, ata nuk donin.

Me frikë e bëmë dasmën se thamë mos na vijnë me kallash. Vjen policia e Divjakës, i kishin thënë që ne nusen e mbajmë mbyllur. Erdhën dje prindërit e nuses e i thanë që do e marrin, nusja nuk pranoi”, u shpreh ajo.

5 Komente

  1. S
    Shqiptari

    33 vjec qe martohet me nje 14 vjecare? Kjo eshte bote e semure, e kupton qe eshte 2.5 here me i madh ne moshe dhe kete e them vetem per te kuptuar diferencen ne botekuptim, pjekuri mendore dhe fizike etj etj. E kuptoj qe i doni te reja grate por kufiri ligjor eshte 18 dhe ka arsye te qenesishme pse eshte aq. Nese i vihesh pas nje vajze me te re se 18 kur vete nderkohe je moshe madhore e thene shkurt eshte pedofili dhe nuk duhet lejuar ne asnje menyre. Vajza donte vete? Vajza nuk ka pjekurine e duhur per te marre kete vendim dhe nuk duhet lejuar qe te martohet ne ate moshe. edhe nese eshte ajo qe tu qep, refuzoje, kaq e thjeshte eshte. Te thuash qe nje vajze donte vete dhe prandaj nuk kam faj eshte sikur te thuash qe nje femije 2 vjec donte vete te vinte doren mbi sobe keshtu qe une nuk kam faj qe e lashe te digjet. NUK ESHTE MATURUAR MJAFTUESHEM QE TE MARRE KETE VENDIM. PIKE

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arzt

      Po abuzoni çik si teper me termin pedofili. Meqe kufiri per martese qenka 18, edhe pse nuk jam i sigurte per kete, kjo nuk e ben dike qe i pelqen psh nje 16 vjeçare pedofil. Sa per dijeni marrdheniet seksuale ne Shqiperi jane te ligjshme nese personi ka mbushur mbi 14 vjeç. Keshtu qe çik me kujdes kur e quani dike pedofil. Jam dakord qe ka shume diference moshe. Sa per botekuptim, nuk besoj se ka ndonje diference. Fshatareve nuk eshte se u ndryshon shume botekuptimi me kalimin e kohes, po ata anadollake mbeten

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Po keta jane neandertale o miku im, ti perpiqesh te arsyetosh. Ketyre lloj njerezish sqarohen vetem me dhune se verem ate gjuhe njohin.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Ks

        Sa mentalitet te keq. I vetmi vend ne eu ku martesat nder femije jane te lejuara nga shoqeria ( perjashto jevgjitet). Per t‘u habitur perse nuk ndiqen penalisht te tilla raste! Apo akoma aty veprone ligji islamik.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Treni

          Kodi i familjes është lëmsh këtu në Shqipëri. Nuk lejohet martesa nën 18, por ka raste përjashtimore kur ka në mes një interes madhor. Me pak fjalë edhe po u martove me minorene, mjafton ta lësh shtatëzënë tjetrën për të pasur "interesin më të madh". Kod leshi, popull leshi, shtet leshi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje