Daily Mail: Dy shqiptarë u kapën brenda një ferme kanabisi me vlerë 2.1 milionë paund

11 Janar 2024, 21:20Kronika TEMA
Daily Mail: Dy shqiptarë u kapën brenda një ferme kanabisi me

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Britani, pasi u kapën gjatë një aksioni anti kanabis në Neëport, në Uellsin e Jugut.

Gazeta britanike “Daily Mail” thotë se ferma e kanabisit kishte shërbyer për 145 vite si dyqan i “Wildings”, përpara se të mbyllej dhe të merrej me qira nga shqiptarët.

Bëhet fjalë për shtetasit Adrian Daja, 27-vjeç, and Andi Shabani, 28-vjeç të arrestuar gjatë aksionit të policisë brenda pronës.

Ata shërbenin si fermerë brenda godinës, ku u gjet një sasi tepër e madhe bimësh, plot 3000 rrënjë me vlerë prej 2.1 milionë paund.

Gjykatësja vendosi t’i dënojë me nga dy vite burg shqiptarët, duke u thënë se do të dëbohen pas kryerjes së krimit. Ata ndodheshin ilegalisht në Britaninë e Madhe.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    E mer sumqira tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit nuk ka lajm tjeter per jeten tuaj ne mbare boten vec... kriminele, narkotrafikante,perdhunuese,hajdute,te pabese,kusare, pisogledsa etj,etj......!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje