Seanca në themel e Inceneratorit të Tiranës, replika mes prokurorit Prençi dhe avokatit të Lefter Kokës

4 Mars 2026, 12:35Kronika TEMA
Seanca në themel e Inceneratorit të Tiranës, replika mes

Në Apelin e GJKKO, është zhvilluar seanca e parë në themel për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ku u diskutuan kërkesat për shqyrtim të ri gjyqësor dhe provat e administruara në shkallë të parë. Trupa gjykuese përbëhet nga Ilirjana Olldashi relatore, dhe anëtarët Nertina Kosova dhe Daniela Shirka.

Prokurori Dritan Prençi ka deklaruar se duhen marrë parasysh provat që janë paraqitur në Shkallëne  Parë.

“Në momentin kur është marrë vendimi nga GJKKO nuk kanë qenë këto rrethana të reja, që ne i mendojmë të tilla dhe duhet t’i vlerësojë tashmë ky kolegj. Kërkojmë përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor për të marrë disa prova sa i përket edhe ankimit që është bërë nga palët. Kjo edhe sa i përket Lefter Kokës, ndaj të cilit është shuar masa e arrestit. Gjykata të vlerësojë provat që janë administruar në shkallë të parë.”-tha prokurori.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Lefter Kokës deklaroi:

“Kërkesa e SPAK për risjelljen e shqyrtimit gjyqësor është e pabazuar materialisht dhe proceduralisht. Lefter Koka është dënuar, nuk është shpallur i pafajshëm. Baza ligjore që SPAK kërkon për marrjen e një prove të re nuk është e drejtë për të mbështetur ankimin. Koka është gjykuar dhe hetuar për inceneratorin e Tiranës me masë ‘arrest në burg’, dhe më 16 prill 2025 është deklaruar fajtor që përkon dënimi me kohën kur ai ka qenë në paraburgim dhe gjykata shoi masën e sigurisë ndaj tij sepse përkonte me kohën kur ai ka qëndruar në paraburgim. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës së prokurorit.”

Seanca vijon me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe ankimeve të palëve.

5 Komente

  1. S
    Sa keq

    Berishes s'kane ci bejne! S'kane pune. Merren prape me Lefterin! Turp!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Ore po Lefi pervec burgut a u penalizua financiarisht? Pra a i ktheu mbrapsht leket e vjedhura?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Po mos do gje qe Berisha kishte pune me inceneratoret o njeri? Po diskutohet per djegesit .

        Përgjigjjuni
      2. H
        Haka Tekizoti

        SPAK-u në vend të vinte era drejtësi vjen era mut (për përdorimin e kësaj fjale, që padrejtësisht quhet fjalë e pistë, kur të pistë duhen quajtur prodhuesit e lëndës që ka atë emër, mbështetemi te këshillat dhe fjalori i profesorit të nderuar Edmond Tupja, sipas të cilit çdo fjalë lind me të drejta të barabarta si gjithë të tjerat dhe nuk duhet të diskriminohet duke e vdekur pikërisht kur prodhimi që përfaqëson ka mbuluar politikën, drejtësinë dhe ekonominë). Faleminderit për mirëkuptimin!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Forca spak.mos ishit ju ai vend nuk do kishte ne shprese. Se opozite nuk ka dihet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje