Një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara si të falsifikuara është bllokuar nga autoritetet doganore në Durrës.
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, ka goditur një rast të cenimit të pronësisë intelektuale, duke konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein. Mes mallrave të sekuestruara përfshiheshin gjithashtu bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.
Sipas autoriteteve, malli është bllokuar dhe kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se do të vijojë të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj çdo rasti që cenon pronësinë intelektuale apo shkel Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi, duke theksuar se kontrollet ndaj subjekteve me risk do të mbeten intensive.
Po ca jane keto lajme more aman. Te gjitha tregjet e veshjeve si tregu Cam etj, dhe pjesa me e madhe e boutique-ve ne Shqiperi kane mallra te tille te falsifikuara. Pse nuk i shef Dogana keto ?? Nga kane kaluar ??? Cfare jane 103 mije? Corape, te mbathura, tuta apo bluza. Se ato ne dy thase mund te futen dhe nuk ja vlen te behet lajm.
O krutan ato që shiten te tregu çam janë të gjitha emitacjone që vijnë nga Turqia dhe shiten me çmime të lira..... Këtu bëhet fjalë për veshje që shiten në butik firmato me çmim të lartë.....