Një person ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti banal.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 4 në Durrës. Halil Koka pasi është plagosur me thikë ka humbur jetën.
Sherri fillimisht ka nisur me konfrontim fizik e më pas ka agravuar në përdorimin e thikës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
"Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje",- njofton policia.
Mos e arrestoni kot, motive të dobta, sjellje e mirë, kush e mban me bukë në burg vrasësin kot për 3 vjet. Lejeni mos harxhoni kot frymën. Sa për viktimën, varja, kaq është jeta robit në Shqipëri fundja.
Ashte fare e thjeshte riktheni pasaportizimet nga kane ardhun dhe gjithçka futet ne ulluk!Dursaku nuk e vret kurr dursakun ose gjetke!Ktheini kafshet ne pyll dhe te zihen me ariun se edhe pse kan kalue 33 vite akoma nuk kane mare er qytetrimi!Theret njeriu sikur me kenun bagti.O hej o hej o hej.Tirana e Dursi metropole e kembesoret maloke te pagdhendun,pa arsimin fillor.