Sherr në një lokal në Maliq, plagosen me thikë 2 persona

28 Qershor 2022, 18:40Kronika TEMA

Sherr në një lokal në Maliq, plagosen me thikë 2 persona

Dy persona kanë mbetur në plagosur në Maliq si pasojë e një konflikti të çastit.

Burime nga policia bëjnë me dije se  ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Bregas, Maliq.

Gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur G.M rreth 35 vjeç, banues në Bregas dhe B.P, 40 vjeç i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Abc mëson se të dy personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë të dehur dhe për motive banale janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

2 Komente

  1. "
    "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

    Vazhdojne arabet te hedhin valle nen hanxhare, dhinamiti apo kalaznikov...... Ritmet jane te kenaqshme..... allah uakbar.

    1. J
      Janullatos arxidoglyftis

      to mouni tis manas sou…….

    Lini një Përgjigje