Zbardhet dosja e Prokurorisë: Vrasja e Xhuvanit mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë

28 Qershor 2022, 16:59Kronika TEMA

Zbardhet dosja e Prokurorisë: Vrasja e Xhuvanit mund të ishte

Janë zbardhur detajet nga dosja e Prokurorisë mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër personave të tjerë në Elbasan, ndër ta edhe një punonjëse policie.

Në ngjarjen, e cila ndodhi më 21 prill, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë.

Ky ishte konkluzioni në të cilën doli Prokuroria e Elbasanit, pas më shumë se 14 muaj hetime nga ngjarja që tronditi Elbasanin dhe më gjerë.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan dha urdhër për të dërguar në arrest shtëpie dy ish-zëvendësdrejtorët e policisë së qarkut, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, si dhe të pezullojë nga detyra gjashtë oficerë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Bazuar në dosjet e Prokurorisë dhe referuar dinamikës së ngjarjes, ishin dy nëndrejtorët e policisë që mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”.

Ata u dërguan aty pas një telefonate të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.

Sapo mbërritën aty, zyrtarët e policisë po qëndronin në trotuar, duke dëgjuar Hoxhën, teksa ky i fundit u tha se, bashkë me kolegët e tij, kishin bllokuar një automjet pa targa, për të cilin dyshonin se drejtuesi i saj, shtetasi Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste (PS).

Sipas Prokurorisë, paaftësia e Policisë për të ndërhyrë në kohë lejoi që, në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri, Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka etj., të cilët lëviznin me tre automjete.

Si rrjedhojë, palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën katër të tjerë.

Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet dhe ndodhet në burg ish-efektivi special i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifikuar ende.

“Nga ana e dy zv. drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet, dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, thuhet në dosje.

Sipas Prokurorisë, zyrtarët e policisë mund të reagonin në përputhje me situatën, duke përdorur dhe armën e zjarrit, që të ruanin jetën e qytetarëve.

2 Komente

  1. s
    serjan

    O sa per te qeshur eshte vendimi i prokurorise... Kjo eshte si ajo barcaleta e atij fshatarit qe i vodhen lopen dhe policia e fajsoi nderkohe fshatari thote... aman ore po hajduti nuk ka faj.... Cfar logjike eshte kjo kur ne nje shtet ligjor bandat e partive i mbroj e votat me kriminel te armatosur si cishte ai qe vrau.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasan Spahiu.

      Po',policia dhe prokuroria Ka faj qe nuk nderhyri ne kohe.Prokurorija jeton ne shqiperi apo fluturon me presh ne bythe?Gjithe shqiptaret mesuan se banda te armatosura te organizuara nga PD,bridhnin neper qytete dhe Benin presion.Kjo eshte indica per hetim.pse nuk vepruan?po' te kishin vepruar nuk do ndodhte gje as ne Elbasan ,as ne Diber.Po te kish nderhyrje policia,qe kish te gjithe te drejten ligjore me vehten(ishin nen kercenim me arme te drejtperdrejte),sigurisht nuk do ndodhte asgje.Nuk vepruan ndaj u vra burri i botes.Kush e vrau?kriminelit nuk Ka faj,vrases eshte policia qe ,sigurisht Ka menduar te mos derdhet gjak ne dite zgjedhjeshPoshte policia,rrofshin kriminelet.Keshtu thote dhe Klodiana.Pse?Ka nje arsye:-i duhen keta kriminele per te organizuar ndonje "Atentat"ndaj vehtes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje