
Dy vëllezër janë konfliktuar me kushëririn e tyre për çështje pronësie në Kukës dhe e kanë plagosur me armë zjarri në këmbë.
Policia ka shpallur në kërkim autorët e krimit, ndërsa 46-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.
Muslimon brother's, njethundrake turkoshqipfoles vazhdojne te hedhin valle nen rithmon e kalaznikov,hanxhare , dhinamiti etj..... allah uakbar