Shkatërrohet linja hekurudhore në Librazhd!

22 Shkurt 2026, 18:30Kronika TEMA

Shkatërrohet linja hekurudhore në Librazhd!

Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë të Librazhdit ku brenda pak ditësh janë goditur njëkohësisht tre nyje kyçe: rruga kombëtare, rrjeti i transmetimit të energjisë dhe linja hekurudhore.

Pas dëmtimit të segmentit rrugor në aksin që lidh Librazhd me Prrenjasin , si dhe në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe dëmtimin edhe të bazamentit të një shtylle të Tensionit të Lartë situata është përshkallëzuar më tej me shkatërrimin e plotë të një segmenti të linjës hekurudhore Elbasan–Librazhd–Përrenjas–Gur i Kuq.

Sipas të dhënave, fundosja dhe zhvendosja masive e tokës ka prekur rëndë bazamentin e hekurudhës në segmentin Librazhd–Xhyrë, duke e nxjerrë jashtë funksionit plotësisht këtë pjesë të trasesë që është paralel me rrugën automobilistike dhe rrjedhën e lumit Shkumbin.

Strukturat mbajtëse janë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme, ndërsa shinat rezultojnë të deformuara dhe të zhvendosura, çka e bën të pamundur çdo tentativë për qarkullim hekurudhor në këtë zonë.

Paralelisht, është dëmtuar edhe shtylla nr. 15 e tensionit të lartë 110 kV, një element kyç i furnizimit energjetik për zonën.

Zhvendosja dhe fundosja e e evidentuar e bazamentit të saj përbën rrezik serioz për stabilitetin e rrjetit, ndërsa specialistët po monitorojnë nga afër situatën për të shmangur pasoja të mëtejshme.

“Gjeografia e shkatërrimit” prej disa ditësh në këtë territor ka marrë përmasa alarmante.

Rrëshqitjet masive të dheut kanë përfshirë një segment të rrugës kombëtare, shtyllën e tensionit të lartë dhe tashmë edhe linjën hekurudhore, duke krijuar një zinxhir dëmtimesh që prek drejtpërdrejt qarkullimin rrugor, transportin hekurudhor dhe furnizimin me energji.

Kjo situatë e paprecedentë për zonën ka izoluar përkohësisht lidhjet infrastrukturore mes disa pikave strategjike jo vetëm në qarkun e Elbasanit, por për një pjesë të madhe të gjithë Shqipërisë, ndërsa autoritetet përballen me një sfidë të trefishtë: stabilizimin e terrenit, rikthimin e sigurisë në rrugë dhe rindërtimin e segmenteve të shkatërruara.

Ekspertët e fushës paralajmërojnë se ndërhyrja do të kërkojë kohë, investime të konsiderueshme dhe studime të thelluara gjeologjike, pasi lëvizjet e tokës në këtë zonë rezultojnë aktive dhe me risk të vazhdueshëm.

Ndërkohë, banorët dhe bizneset lokale po përballen me pasoja të drejtpërdrejta ekonomike dhe sociale, ndërsa “Arrat e Gurrës” është kthyer në një pikë kritike që teston qëndrueshmërinë e infrastrukturës në një nga korridoret më të rëndësishme lidhëse të vendit.

6 Komente

  1. a
    aleks

    a bastarde, me s'late peme pa prere e shtrat lumi pa germuar dhe tani qani si ata kalamanjte kur u merr lepiresen nga dora, nuk e dinit o bastarde qe nena natyre ta kthen mbrapsh, hidhni plera mbyshini perrenjte ,lumenjte dhe detet , se ne tavolinen e bukes do t'ju vijne te gjitha lendet toksike nepermjet , ushqimit si ato shtazore ashtu edhe bimore.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tea

      Kush mban pergjegjesi?

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Përgjigjen e ke në komentin e aleksit!Nuk i shtoj e i heq as një pikë a presje.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pjeter

        Ah ...balluku, balluku!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anarki91-

          Nena natyre

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eleni, ish inxhiniere ndertimi

            Sa qindra mijera udhetare kane mbajtur keti shina te shkreta, sa qindra mijera vagona mallrash e sidomos mineralesh qe eksportoheshin apo ktheheshin ne celik ne Metalurgjikun e Elbasanit kane mbartur keto shina, sa mund e djerse eshte dashur ti ndertosh keto vepra qe zhvillonin ekonomine e vendit. Por vandalet qe moren pushtetin ne 92-shin i u vune kazmen, tritolin flaken te gjitha veprave, industrise, bujqesise, ushtrise, artit, kultures, historise dhe u bene miljardere nga ruso-serbet qe i sollen ne pushtet. Dhe shkatrrimi vazhdon me ritme te shpejta per te perzene rinine te iki jashte se tashme Vendi eshte kthyer ne pasuri me tapi nga bandat kriminale shqiptare e serbo-greke nga qeverite qe vune mbas 92-shit per te ardhur ne kete gjendje te mjeruar ku ndodhemi sot. Kjo shine treni, eshte nje pamje qe simbolizon shkatrrimi n e Shqiperise.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje