Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

5 Mars 2026, 11:50Kronika TEMA
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre pandehurve të tjerë është shtyrë për më 12 mars. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos.

Kujtojmë se në seancën e 26 shkurtit Meta dhe Kryemadhi kërkuan pushimin e çështjes.


Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim


SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.

3 Komente

  1. H
    Holy justice

    Ju gjykates mbajeni mend: se paku do te ktheni gjithe pagat e majme dhe privileget qe keni marre keto vite, se hak keni litarin! Do tu njihet vetem kuota e minimumit jetik!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ujku i Crpanit

      Mbylleni brenda qenin dhe hidhni celsat ne det

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tarrras Lala O kaqol

        Rrase brēnda bastardin Meta se e ka hak 100% burgun bur kurv.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje