‘S’jetoj dot pa ty’, arrestohet kameramani i televizionit që përndiqte të renë në Tiranë: I martuar dhe me fëmijë

17 Janar 2024, 10:47Kronika TEMA
‘S’jetoj dot pa ty’, arrestohet kameramani i televizionit

G.G, 45 vjeç, prej të paktën 10 ditësh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçare në rrjetet sociale.

Ai është arrestuar nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë policisë së Tiranës.

E reja pasi merrte vazhdimisht mesazhe të tipit "të dua, nuk jetoj dot pa ty", ka bërë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet.

G.G, i martuar me fëmijë, punon si kameraman në një televizion në Tiranë. Ai akuzohet për përndjekje.

Raportohet se të dy kanë pasur marrëdhënie sentimentale me njëri-tjetrin, por 45-vjeçari së fundmi është fiksuar pas saj.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

8 Komente

  1. n
    nazmi

    KUSH ESHTE KY KAMERAMANI GG, LAJM I CUNGUAR

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Jaho

      Ai e “perndiqte” ne FB me fjale dashurie, nuk e ka perndjekur ne rruge. Shume gabim policia. Kjo femer e ka vete ne dore. Beje bllok ne FB e ketu nbaron loja. Tani do ta perndjek edhe une ne FB se ma ngref shume.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeef

        Ti Xha Jaho, ne radhe te pare se ke idene e Internetit. Po si mund ta bllokonte kur profilet fallco qe denigronin vajzen shikoheshin nga te gjithe???? Sa per rrugacerine tende te sugjeroj te vazhdosh te besh rrugen Tirane - Durres , vajtje ardhje me arka bosh.Paske humbur mendjen.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Popull

        Eshtei Cim pekes...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Cim peka nuk eshte kameraman , por ama as gazetar ne fakt . Thjesht nje koqe kandari

          Përgjigjjuni
        2. m
          muçua I tanes

          nje lajm bio per putanen Ne krahun e djathte te fletes ke tre pika clico che hapen deshirat 1. delite 2.fshije 3.bllokoje ... .... per çfare mutin vete ne polici?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tokio

            Dhe i ka ngren assaj dhe tani i djeg. Ja ka ngren lekt per provimet e shkolles dhe tani e le si mut. Hahhaha. O trap lere mos i shk me se ka p.th plot a te qifja udhet e tua????

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tit Vasili

              BERAT BUZHALA

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje